English

Bashkëpunim mes Tiranës dhe Dohas

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha priti në një takim, Ambasadorin e ri të shtetit të Katarit, Yossef Bin Hassan Bin Yousef Al Saai, me rastin e marrjes së detyrës diplomatike, në Tiranë. Takimi me Ambasadorin e ri të Katarit vjen pak ditë pas vizitës që Kryetari i Bashkisë Lulzim Basha zhvilloi në Katar.

Zoti Basha dhe Ambasadori Yossef Bin Hassan Bin Yousef Al Saai diskutuan për nisjen e shpejtë të zbatimit të marrëveshjes së binjakëzimit, nënshkruar mes Tiranës dhe Dohas, e cila parashikon bashkëpunim në fushën e ndërtimit, dhënien e lejeve të ndërtimit dhe licencave për biznesin, zhvillimi i programeve të përbashkëta ndërmjet dy bashkive, për shkëmbimin e eksperiencave dhe trajnimeve etj.

Në këtë takim është diskutuar gjithashtu edhe për mundësitë që ofron Tirana për investime dhe projektet e zhvillimit të Tiranës, të cilat morrën mbështetjen e autoriteteve më të larta të Katarit, gjatë vizitës që zoti Basha zhvilloi më 12 dhe 13 shkurt në Katar.

KOMENTE