Kosova e fitoi pavarësinë katër vjet më parë, me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe shumicës së vendeve të Bashkimit Evropian, pas acarimit të konfliktit etnik në vitin 1999.
Serbia e ka luftuar pavarësinë e Kosovës përmes diplomacisë, por edhe duke financuar një rezistencë disa herë të dhunshme të serbëve në veri të vendit ndaj autoritetit të Prishtinës. Banorë serbë ende mbajnë të bllokuara rrugët kryesore në veri, duke sfiduar Perëndimin, Beogradin dhe Prishtinën.
Dhe dje në 22 shkurt, në Bruksel filloi një tjetër raund bisedimesh mes Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Bisedimet synojnë normalizimin e lidhjeve mes të dy vendeve.
Një ҫështje mjaft delikate për të dyja palët është përfaqësimi i Kosovës në takimet rajonale dhe ato ndërkombëtare. Bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë filluan marsin e vitit të kaluar, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.