English

Gjendet trupi i pajetë i një mashkulli në bregdetin e Durrësit

Është gjetur trupi i pajetë i një mashkulli në bregdetin e Durrësit sot në orët e para të mëngjesit. Kufoma e seksit mashkull rreth 55 vjeç, i paidentifikuar është gjetur në zonën mes Porto Romanos dhe Currilave në breg të detit.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe nga ekzaminimet e para thuket se ka dëmtime në kokë. Menjëherë ka nisur puna për identifikimin e kufomës dhe shkaqet e ngjarjes.

KOMENTE