English

Gruaja polake hidhet nga dritarja. Foto spektakolare

Monika Konczyk, 32 vjeçare kishte kapur me kamerën e saj të telefonit, Gordon Thompson për vendosjen e zjarrit në një dyqan 150-vjeçar mobilje familjare në anën e kundërt me shtëpinë e saj në Croydon, në jug të Londrës.

Më pas ajo u tërhoq në apartamentin e saj ku mendoi se do të ishte e sigurt.

Por Dyqani u përfshi nga flakët aq të mëdhaja sa zjarri filloi të përhapet edhe në anën tjetër të rrugës. Shumë njerëz u detyruan të linin shtëpitë e tyre për të rruajtur jetën. Ndërkohë Monika që ishte në anën tjetër të rrugës kur pa që dhe shtëpia e saj filloi të përfshihej nga flakët ajo u bllokua brenda dhe pasi u ngjit në katin e parë të ndërtesës u hodh nga dritarja dhe ra në duart e policëve. Kjo ishte një skenë e tmerrshme por dhe një foto e kapur nga kamerat që u botua në të gjithë botën.

Gordon Thompson 33 vjeçar një person që kryente akte të tilla zjarrvënie me një ndjenjë xhelozie për të shkatërruar objekte të tilla dhe biznese që i kishin rezistuar kohës prej 2 luftrash.
Ai ishte pjesë e një bande që pasi vinin në shënjestër objektet i vidhnin dhe ua vinin zjarrin.
Ai ka pranuar një sërë krimesh por s'ka pranuar zjarrvënien në Shtëpinë e Reeves.
Ai është në gjyq për çrregullim të dhunshme, vjedhje e Reeves, zjarrvënie me qëllim që të rrezikojnë jetën dhe zjarrvënien duke qenë i pamatur në se u rrezikonte jetën të tjerëve.

KOMENTE