Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë bërë vendi i parë në botë ku më shumë përdhunime janë bërë ndaj meshkujve – këtë tregojnë të dhënat për vitin 2008. Por vetë autoritetet amerikane nuk e pranojnë një gjë të tillë, pasi sipas tyre duhet ndarë “ngacmimi seksual” nga “përdhunimi”.
Kjo bën që përcaktimi i SHBA-së si vendi ku meshkujt janë më të prekurit nga sulmet seksuale, të vihet në pikëpyetje.
Në kalkulimin e të dhënave, autoritet amerikane gjithashtu kanë përdorur edhe një taktikë tjetër për të “fshehur” të dhënat. Ngacmimet seksuale nga shoku i dhomës nuk është përkthyer në ngacmim nga “mashkulli” por “shoku”.
Sipas të dhënave në SHBA, çdo vit ndodhin rreth 213 000 ngacmime seksuale dhe shumica e tyre ndodhin në burg.