Moska në datën 4 mars 2012 zhvillon zgjedhjet presidenciale. Sot gati një javë para zgjedhjeve janë duke u zhvilluar tubime pro Putin ku sondazhet lajmërojnë se ai do ta ketë të lehtë fitoren edhe këtë mandat.
Tubimi i sotëm është organizuar nga Fronti Popullor i të gjithë Rusëve, një grup i individëve dhe organizatave që u shfaq në vitin e kaluar në mbështetje të kandidaturës së tij për president.
Putin ka 12 vjet që është në pushtet por kohët e fundit si dhe për shkak të zgjedhjeve në dhjetor që u deklaruan si të parregullta, eshtë përballur me disa protesta të vazhdueshme që shprehen kundër vazhdimit të tij në pushtet.