English

Zija Tahiri është djegur brenda apartamentit të tij në Shkodër

Një i moshuar i cili ishte në gjendje të paralizuar ka humbur jetën ndërsa banesa e tij është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të sotëm në qytetin e Shkodres.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Qemal Stafa”, kur 78-vjeçari Zija Tahiri është djegur brenda apartamentit të tij, në pamundësi për të dalë jashtë si pasojë e paralizës.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e zjarrëfikësve të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit por nuk kanë mundur dot të shpëtojnë të moshuarin.

Sipas policisë shkak i zjarrit ishte bërë një shkëndije elektrike në furnelën që përdorte për ngrohje, ndërkohë ende s’ka të dhëna nëse fqinjët kanë tentuar ta shpëtojnë të moshuarin.

KOMENTE