Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare ka mbyllur brenda 60 minutave vlerësimin e ofertave në garën ku morën pjesë dy kompani celulare duke bërë që të dështojë tenderi për liçensën e tretë 3G.
Vetëm 2 kompani merrnin pjesë në tendër dhe të dyja kishin dhënë një çmim shumë herë më poshtë se çmimi dysheme, ku në mënyrë indirekte kërkonin uljen e çmimit të liçensës.
Liçenca e parë 3G në Shqipëri u dha në tetor të vitit 2010, dhe AKEP në atë periudhë arkëtoi 31.4 milionë euro për të lejuar këtë shërbim. Ndërsa liçenca e dytë u dha në shtator të vitit të shkuar, ku dhe u paguan 15.1 milionë euro.