English

Mbërrin në Atdhe trupi i komandantit dhe Dëshmorit të Atdheut Feti Vogli

Sot në orën 03:05 minuta të mëngjesit ka mbërritur trupi i komandantit dhe Dëshmorit të Atdheut Feti Vogli.

Trupi ka mbërritur me një avion special të NATO-s, ku është pritur përmes familjarëve dhe nga ushtarakë të lartë të vendit si dhe ministri i mbrojtjes Arben Imami.

Pas ceremonisë së pritjes së trupit në Rinas, trupi i tij është nisur drejt shtëpisë së tij në Baldushk të Tiranës ku ishte nëna e tij e para që shpërtheu në vaj për djalin që nuk arriti ta përqafonte ashtu sikur e përcolli.

Homazhet për Feti Voglin do të zhvillohen gjatë ditës së sotme në pallatin e Kongreseve.

Kapiten Feti Vogli, pjesë e trupave paqeruajtës të misionit të NATO-s në Afganistan, humbi jetën gjatë një sulmi në Kandahar, kur njësia e tij u qëllua ditën e hënë nga persona me uniformë të policisë afgane. Nga sulmi ku Vogli humbi jetën, mbeti i plagosur rëndë edhe një tjetër komando shqiptar, nëntetar Aleksandër Peçi.

KOMENTE