Armando Sadiku, Edgar Cani dhe Hair Zeqiri janë tre emrat e futbollistëve që trajneri Xhani de Biazi i ka bërë pjesë të stërvitjes për të qënë gati në 29 shkurt për ndeshjen miqësore me Gjeorgjinë.
FSHF e ka konfirmuar të martën në mesditë lajmin se kombëtarja do të luajë një ndeshje miqësore në muajin shkurt. Ky takim do të zhvillohet jo në Shqiperi, por në Gjeorgji me skuadrën vendase.
Të dyja federatat kanë vendosur që kjo miqësore të luhet në datën 29 shkurt. Për ekipin tonë përfaqësues do të jetë ndeshja e parë për vitin 2012 dhe më shumë mundësi do të jetë edhe ndeshja debutuese për trajnerin e ri.
Ndoshta tekniku ka menduar për testimin e emrave të rinj të cilët mund të vazhdojnë rrugën me të, në eleminatoret e Brazil 2014.