English

27 shkurt 2012. Demostratë në Prishtinë

Qytetarët e Kosovës po mobilizohen! Peticioni i cili kërkon nga Kuvendi i Republikës së Kosovës që në përputhje me nenin 65 pika 1 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, si dhe nenet 15 dhe 38 të Rregullores së Kuvendit të Republikës së Kosovës, të mbajë debat parlamentar për ta trajtuar këtë kërkesë: Të mos pranohet marrëveshja për përfaqësimin rajonal të Kosovës pa termin Republikë dhe me Rezolutën 1244 në fusnotë, po nënshkruhet nga qytetarë të shumtë.

Vetëm brenda pak orësh, aktivistë të Lëvizjes VETËVENDOSJE! gjithandej nëpër Kosovë kanë arritur që të mbledhin mbi 5 mijë nënshkrime.

Mbledhja e nënshkrimeve po vazhdon me një dinamikë të shpejtë në 28 qendra të Kosovës. Përveç nënshkrimit të peticionit, qytetarët po shfaqin mbështetjen e tyre për t’u bashkuar në demonstratën e organizuar nga Lëvizja VETËVENDOSJE!, në mbrojtje të Republikës së Kosovës.

Demonstrata do të mbahet të hënën, më 27 shkurt, duke filluar nga ora 12:00, në sheshin “Nëna Terezë” dhe para Qeverisë në Prishtinë.

KOMENTE