English

Apple a do ta blejë Greqinë? Një pyetje që do të analizohet

Mos ndoshta Apple do të blejë Greqinë? Ishte kjo një pyetje e pabesueshme, por që u parashtrua në mbledhjen e aksionerëve të kolosit teknologjik që disponon në llogarinë e tij bankare të paktën 97,6 miliardë dollarë.
548
Apple është kompania me vlerën më të madhe financiare në botë që tejkalon shifrën prej 500 miliardë eurosh, aksionet e kompanisë rriten çdo ditë dhe shitjet kanë kapur shifra rekord. Pikërisht ky është edhe problemi i Apple, se çfarë do të bëjë me një shumë kaq të madhe parash në dispozicion, të cilat sipas drejtorit të përgjitshëm të saj, Tim Cook që zëvendësoi Steve Jobs pas vdekjes, janë jashtëzakonisht shumë më tepër se sa nevojiten për të funksionuar dhe për të zgjeruar biznesin e saj.
Dhe kësaj pyetje ju përgjigj po me gjakftohtësi kreu i kompanisë Tim Cook,
"Po i shohim të gjitha perspektivat, por këtë nuk e kemi analizuar"

KOMENTE