English

Mrekulli. 3 bebe (vëllezër) lindin 15 javë parakohe dhe mbijetojnë

Max, Harvey dhe Lucas Udell mrekullia e tre vëllezërve të lindur 15 javë para kohe.

E gjitha kjo ka ndodhur në Britani, pasi nëna e tyre filloi të ndiejë dhimbje mesi dhe ikjen e ujrave nga trupi i saj, që e detyruan atë të shkojë në spital.

Ajo deri në atë moment kishte bërë të gjitha vizitat dhe çdo gjë ishte në rregull dhe fëmijët rriteshin për mrekulli.

Por papritur çifti i ri u gjendën para kësaj lindjeje të parakohshme.

Çifti, nga Trowbridge, Wiltshire, menduan që fëmijët nuk do të rronin pasi ata e dinin që në atë moshë asgjë nuk është e sigurt. Ata ishin fare të vegjël dhe për 3 muaj kanë qëndruar në inkubator, duke mos patur kontakt me jashtë dhe kanë marrë transfuzion gjaku.
Pasi erdhën në shtëpi prindërit e tyre shprehen se përsëri do të jenë në kujdes pasi ata janë shumë të ndjeshëm qoftë dhe me prekjen por dhe me dritën.
Prindërit kanë shprehur falënderimet për aftësinë dhe kujdesin e gjithë stafit të spitalit për këtë mrekulli.

KOMENTE