English

Përplasen 7 makina në rrugën e Kombit

Si pasojë e ngricve të krijuar gjatë natës në rrugën e kombit, në disa pjesë të autostradës, ka vështirësuar qarkullimin madje kanë shkaktuar dhe aksidente.
Një aksident i tillë është shkaktuar paraditen e sotme ne autostraden Milot- Kalimash, ne afersi te Fanit, ku janë përfshirë 7 automjete por fatmirësisht nuk ka patur asnjë të lënduar por dëme materiale.
Aksidenti është shkaktuar si pasojë e rrëshqitjes së një kamioni i cili ka sjellë dhe përplasjen e 6 makinave të tjera ku midis tyre njëra i përkiste deputetit socialist Eduart Shalsi, i cili po udhëtonte drejt Kukesit.
Prandoj kërkohet që në këto vende ku ka ujë dhe që gjatë natës ngrin. të hidhet kripë pasi krijojnë rreziqe për jetën e udhëtarëve.
Ndërkohë njëri krah i korsisë ishte i bllokuar dhe qarkullimi ka vazhduar nën mbikqyrjen e policisë rrugore.

KOMENTE