Ky është momenti tronditës i një udhëtari të çmendur i cili krijon një sulm mbi një grua duke e shtyrë atë në shinat e metrosë, në Londër.
Ajo shpëtoi për mrekulli pasi arriti të ngrihet dhe me ndihmën e udhëtarëve të dalë nga platforma e metrosë ku treni tjetër sapo erdhi.
Plagët e saj ishin të rënda sa udhëtarët menduan se ajo u qëllua me thikë.
Kjo tregon se udhëtarët janë të kërcënuar çdo ditë nga këto lloj sulmesh dhe ndërkohë policia britanike e transportit është duke e ndjekur agresorin i cili u përshkrua me një veshje serioze.
Vajza u dërgua në spital ndërsa e gjithë policia është e angazhuar për kapjen e të dyshuarit duke njoftuar të gjithë publikun nëse e shohin të njoftojnë.