English

10 policë të aeroportit Rinas nën hetim. Kanë lejuar kalimin e personave me probleme

10 policë të aeroportit të Rinasit janë vënë nën hetim ndërsa 5 prej tyre thuhet të jenë pushuar.

Të gjithë këta policë dyshohet se kanë ndihmuar të kalojnë drejt vendeve me viza Shengen, persona që kanë patur probleme me policinë e atyre vendeve si dhe kanë shkelur afatet e qëndrimit sipas rregullave të lejes së qëndrimit.

Hetimi ka erdhur si rezultat i ankimit të këtyre vendeve ku këta persona kanë shkuar, pasi personat kanë kaluar përmes aeroportit të Rinasit edhe pse kanë patur probleme.
Dyshohet se janë përfshirë 3 përgjegjës turni si dhe 2 kontrollorë ndërsa për 5 të tjerët, oficerë të lartë të këtij komisariati, ndërkohë që hetimet vazhdojnë.

KOMENTE