English

Alarm. Virusi që ka prekur qengjat mund të përhapet te njerëzit

Një virus i cili shkakton lindjen e qengjave të vdekur ose lindjen me deformime të mëdhaja që nuk lejon mbijetesën ka kapur shumë ferma në Britani.
Virusi Schmallenberg, ka goditur tashmë 74 ferma në jug dhe në lindje të Anglisë, duke vrarë mijëra kafshë
Disa fermerë kanë raportuar humbjen e 20 përqind të qengjave të tyre që lindin që kur virusi mbërriti nga Evropa muajin e kaluar.
Shkencëtarët po përpiqen, për të gjetur urgjentisht se si sëmundja po përhapet që të mund të bëjnë parandalimin.
Agjencia e Standardit të ushqimit insiston se rreziku për njerëzit është i ulët, dhe ata që kanë qenë të ekspozuar ndaj virusit nuk kanë përjetuar ndonjë efekt negativ.
Por Unioni i Fermave Kombëtare e ka quajtur si një katastrofë potenciale shpërthimin e virusit.
Delet nuk tregojnë asnjë shenjë të sëmundjes deri sa ato pjelin, por atëherë është tepër vonë për të shpëtuar të vegjëlit e tyre.
Bujqit janë të shqetësuar pasi edhe sikur të realizohet ndonjë vaksinë ajo do të marri kohe ndoshta gati deri në 2 vjet.
Departamenti i Mjedisit, Ushqimit dhe Çështjeve Rurale nuk ka përjashtuar transmetimin nga kafshët, por ndalimi i importeve është i pakuptimtë.

KOMENTE