Shoqata kombëtare e degës së autoshkollave do të nisë nga e hëna e kësaj jave një protestë duke bllokuar të gjitha marrëdhëniet me Drejtorinë Rajonale të
Transportit.
“Na u premtua se do të ndryshohen udhëzimet që rregullojnë aktivitetin e autoshkollave, jo vetëm që nuk u zbatua kjo, por në Tiranë mund të them se u kthye një patentë një votë. Autoshkollat janë në prag falimentimi. Në Tiranë ka autoshkolla të korruptuara të lidhura drejtpërsëdrejti me Minstrinë e Transportit ose me Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor”, tha Tonin Gjinaj, Kryetar i Shoqatës së Autoshkollave, Dega Tiranë
Ndiqni videon për të mësuar arsyet e sakta.