Më në fund gjërat do të shkojnë ashtu siç kanë qënë. Shteti shqiptar do të jetë një dhe i pandarë. Familje të tëra do të jenë bashkë ashtu si dikur. Një komb, një shtet, një flamur.
Deputetë të Parlamentit të Kosovës kanë vendosur të bëjnë kërkesën zyrtare për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë.
12 deputetë nga 30 gjithsej do të firmosin kërkesën zyrtare.
“Kjo kërkesë vjen pasi qeveria e Kosovës vendosi të pranojë një fusnotë e cila përjashton përdorimin e termit Republikë në mjediset e jashtme diplomatike dhe të tjera. Bëhet e ditur se kërkesa e deputetëve ka mbështetjen edhe të kryetarit të Parlamentit, Jakup Krasniqi. Kjo kërkesë ka mbështetje dhe nga deputetët e minoritetit turk në Kosovë”.
Ndërkaq sot, kryeparlamentari i Kosovës, Jakup Krasniqi duke komentuar pranimin e fusnotës nga Qeveria e Kosovës, nënkuptoi se nuk ishte pro kësaj fusnote, kur tha se për të sqaruar nëse kjo është bërë në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës apo jo, i takon Gjykata Kushtetuese të Kosovës ta thotë fjalën e vetë. Edhe pse nuk është përgjigjur në mënyrë të drejtpërdrejtë se a është dëmtuar Kosova nga kjo fusnotë, ai ka lënë të kuptohet se zhvillimet në shoqëri, jo gjithnjë janë pozitive.
Ndërkohë nga burime të Prishtinës bëhet e ditur se grupi i 12 deputetëve nismëtarë, këto ditë do të gjendet në Tiranë ku do të ketë një takim me presidentin shqiptar, Bamir Topi. Raportimi bëhet nga mediat greke nga të cilat po ashu mësohet se këta deputetë të Prishtinës do t`i paraqesin Topit, kërkesën për bashkim të dy shteteve të një kombi.
I menjëhershëm reagimi i mediave greke lidhur me këtë raportim. Disa media në Athinë shkruajnë se pas kësaj nisme, i druhen shumë zhvillimeve në ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë pasi atje dihet se popullsia shqiptare është në masën e të paktën 37 për qind dhe një reaksion zinxhir do të ishte i mundshëm.