Një pedofil tepër i rrezikshëm nga Shqipëria i cili kishte 12 vjet që fshihej në Greqi është kapur nga policia ditën e dielë.
Ai është i moshës 49 vjeç por identiteti nuk bëhet i ditur për arsye hetimi.
Ai kërkohej nga organet italiane te rendit, por edhe nga policia shqiptare për një sërë veprash penale ndaj personave të mitur në periudhen kohore prej dates 2 deri ne 5 qershor të vitit 2000 në Itali.
akuzohet për bashkëpunim në përdhunime dhe sulme seksuale të përsëritura kundër të miturve, si dhe për organizimin e takimeve seksuale të bashkëpunëtorëve të tij.
Ai është kapur nga autoritetet greke në kufirin midis Greqisë dhe Shqipërisë pasi po tentonte ardhjen në Shqipëri për të takuar familjen e tij.