Në 23 shkurt është zhvilluar takimi lidhur me proçedurat konkurruese për dorëzimin e ofertave (faza parakualifikim) për kryerjen e procedurave ligjore, për dhënien me koncesion të shërbimit të mirëmbajtjes, rehabilitimit dhe operimit të autostradës Milot-Morinë, (Forma BOOT)
Koncesionari do të jetë përgjegjës për:
- operimin dhe mirëmbajtjen e Autostradës;
- operimin dhe mirëmbajtjen e tunelit të Thirrës;
- funksionimin e një sistemi të hapur tarifash, mbledhjen e të ardhurave nga tarifat;
- punimet shtesë për stabilizimin e skarpatave dhe masa mbrojtëse për të parandaluar mbylljen e rrugëve, për përmirësimin e sigurisë në rrugë, dhe për të reduktuar gradualisht kostot e operimit dhe mirëmbajtjes së Autostradës.
Përveç kushteve të mësipërme, koncesionari, do jetë i detyruar të ndërmarrë punimet e mëposhtme për rehabilitimin dhe zgjerimin:
- ndërtimi i sheshit të pagesave, për një sistem "të hapur" tarifimi;
- instalimin e rrethimit përgjatë Autostradës;
- instalimin e ndriçimit në të gjitha kryqëzimet;
- ndërtimin e tre kryqëzimeve në segmentin e III-të të autostradës;
- ndertimin e kryqezimit në Kalimash;
- dublimi i segmentit të I-rë ( Milot- Rrëshen) të autostradës dhe
- ndërtimin e një ure të re të Drinit dhe tunelit vijues në Kukës.
Gjatë kësaj procedure depozituan dokumentacion 5 subjektet/bashkuesit ofertues.
Procedura e hapjes së ofertave dokumentacionit per parakualifikim u krye në prani të mediave, në një proces të qetë dhe transparent. Dokumentacioni do të vlerësohen bazuar në kriteret e përzgjedhur të përcaktuar në dokumentacion standart të kësaj procedure për fazën parakualifikim. Njoftojmë, se në përputhje me ligjin “Për Koncesionet`, të ndryshuar, VKM Nr.874, datë 14.12.2011 dhe VKM nr. 27, datë 19.1.2007, “Për miratimin e rregullave të vleresimit dhe të dhënies se koncesioneve``,
Komisioni i Vlerësimit do të përfundojë vlerësimin e ofertave të paraqitura brenda datës 23 mars 2012 dhe autoriteti do të ndjekë procedurat e parashikuara konform ligjit në fuqi.