English

Greqia mund të mos i paguaj borxhet, shprehet Moody

Moody kompania e vlerësimit të kredive përsëri shpreh pasigurinë e Greqisë për të paguar borxhet e saj edhe pas miratimit të masave të tjera të kursimit.
Agjencia Moody’s tha se borxhi i Greqisë do të mbetet i lartë për disa vite edhe ndërsa kreditorët e mëdhenj privatë ranë dakort të eliminojnë më shumë se gjysmën e borxhit që vendi ka për të paguar – një pakësim prej 142 miliardë dollarësh.
Qeveria Greke nuk do të jetë në gjendje të sigurojë para hua në tregjet botërorë financiarë kur t'i mbarojnë paratë që morri borxh, brenda pak viteve të ardhshme.
Ky konkluzion i agjencisë vjen pasi parlamenti grek i miratoi mjaft me lehtësi reformat e marra.
Kjo gjithashtu vihet re edhë në kundërshtinë e Gjermanisë ku gazeta më e madhe gjermane, Bild, kishte një kryeartikull ku thuhej Ndal dhe u bënte thirrje deputetëve të votonin kundër ndihmës për Greqinë.
Por kancelarja Merkel këtë kundërshtim e parshikonte si katastrofë për Evropën
dhe një ndikim të madh në ekonominë botërore.

KOMENTE