English

Konkluzionet për Serbinë, jepen sot nga BE-ja

Bashkimi Europian përmes ministrave të jashtëm të saj pritet që sot të japin konkluzionet lidhur me kandidaturën e Serbisë për marrjen e statusit në BE.
Planifikohet që të përshëndetet qëllimi i Komisionit Evropian për të përpiluar një studim të fizibilitetit për Kosovën.
Me këtë, sipas zyrtarëve të BE-së, Serbia do të marrë statusin e kandidatit, ndërsa edhe Kosova do të marrë një motivacion për të vazhduar reformat dhe për të ecur drejt mundësive të përafrimit me BE-në.
Kethrin Eshton ka thënë një ditë më parë se ky studim nuk do të thotë se do të ketë apo nuk do të ketë Marrëveshje të Stabilizim Asociimit.
Disa nga shtetet e BE-së që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, kushtëzojnë mbështetjen e tyre për MSA-në, që ato të mos kenë nevojë ta njohin pavarësinë dhe që Kosova në raportet me BE-në të mos konsiderohet si shtet i pavarur.
Spanja mësohet te këtë thënë, se nuk do ta njohë shtetin e Kosovës për shkaqe ligjore, por nuk do të pengojë afrimin e Kosovës me BE-në, me kusht që Kosova të mos trajtohet si shtet i pavarur.
Por edhe Qiproja ka mbajtur qëndrim të ngjashëm lidhur me pavarësinë e Kosovës si shtet më vete, por, qëndrimi i tyre, pritet të bëhet i qartë sot, kur të miratohen konkluzionet.
Le të shpresojmë që kundërshtarët të kuptojnë që Pavarësia e Kosovës nuk kthehet mbrapa.

KOMENTE