English

Marrëveshja nuk do të thotë njohje të pavarësisë së Kosovës shprehet Branko Cërvenkovski (VIDEO)

Marrëveshja mes Prishtinës dhe Beogradit për fusnotën me të cilën Kosova do të përfaqësohet në forumet rajonale, është hap përpara drejt njohjes së Kosovës nga Serbia, vlerëson Branko Cërvenkovski, ish president dhe kryeministër i Maqedonisë. Sipas tij, nga kjo marrëveshje dobi ka gjithë rajoni.

565

“Unë me vëmendje kam ndjekur deklaratat që vinin nga Beogradi që pohojnë se me këtë kjo marrëveshje nuk do të thotë njohje të pavarësisë së Kosovës. Pa hyrë në argumentet e tyre, mund të them se në fakt është një hap para. Kosova nga një situatë ku nuk mundej të paraqitet në forumet rajonale në planin multilateral, tani e fiton atë mundësi. Mendoj se ky është një hap përpara për Beogradin në perceptimin e realitetit”, thotë Branko Cërvenkovski.

KOMENTE