English

Seks i mirë dhe i rregullt, martesë jetëgjatë

Stresi është bërë pjesë e jetës së njerëzve i cili ka ndikim në shumë sëmundje të ndryshme. Por jo vetëm kaq por stresi bëhet dhe një ndalues i një mardhënie seksuale në jetën bashkëshortore duke bërë madje që mardhëniet të arrijnë deri në acarime dhe mund të shkojnë dhe në divorce.
Duke pasur parasysh se kanë tendencë dramatizimi dhe reagime të papritura, zgjidhja me të cilën mund ta shpëtojnë martesën apo ta mbajnë lidhjen është seksi më i shpeshtë me partnerin, pohojnë ekspertët.
Seksi i rregullt është ilaç i sigurt për personat nervorë të cilët janë të ndjeshëm në stres. Shkencëtarët në Universitetin e Tenesit kanë ndjekur sjelljen e 144 çifteve gjatë katër viteve të para të martesës.

Çiftet mesatarisht kanë pasur një marrëdhënie seksuale në disa herë në javë, në gjashtë muajt e parë të martesës, dhe më pas të gjithë kishin rreth 3 herë në muaj.
Edhe pse lumturia nuk varet vetëm në marrëdhëniet e shpeshta seksuale te çiftet e ndërlikuara seksi është shumë i rëndësishëm, sipas studimit.

“Lidhjet në të cilat partnerët janë nervozë dhe zakonisht janë të prirur për dramatizime zakonisht zgjasin shkurt, por në qoftë se seksi në një marrëdhënie të tillë është i mirë dhe i rregullt është shumë më i lehët për t’i tejkaluar problemet”,” shprehet studiuesi James McNulty.

Seksi këtyre çifteve me këto probleme u jep një ndjenjë sigurie dhe lumturie duke bërë të jetë një faktor vendimtar për mbijetesën e martesës së tyre.

KOMENTE