English

Serbia duhet të anëtarësohet në BE, janë shprehur ministrat e BE-së sot në Bruksel

Pas shumë diskutimeve të ndryshme dhe polemikave të shumta rreth Serbisë sot në BE është rekomanduar që asaj t'i jepet shansi për anëtarësim në BE.

Në takimin e sotëm në Bruksel u vu në dukje përparimi i Serbisë lidhur me mardhëniet me Kosovën që ishin një ndalesë e madhe për të, dhe tani asaj i hapet drita jeshile për anëtarësimin në BE.
Presidenti i Komisionit Evropian Jose Manuel Barroso vlerësoi Serbinë, por paralajmëroi se i mbetet më shumë punë për të bërë, madje disa vende të tjera kanë shprehur shqetësime, duke përfshirë Rumaninë, e cila kërkon mbrojtje më të mirë për të drejtat e rumunëve etnike në Serbi.
Presidenti Tadiç u shpreh se Serbia kishte përmbushur detyrat e saj, pasi ajo shpresonte që të bëhej kandidate që dhjetorin e 2011, por ishte Gjermania ajo që e kundërshtoi si rezultat i mosmarrëveshjeve që ekzistonin midis asaj dhe Kosovës

KOMENTE