English

Ambasadori i Turqisë në Tiranë vizitoi Zyrat e Anegino-s

Sot, më 29 shkurt 2012 në orën 11:00 ambasadori i Turqisë në Tiranë, Z. Hasan Sevilir Asan ka vizituar zyrat e Anegino-s.

Lideri i Projektit të Anegino-s, z Onur Polat bëri një prezantim të detajuar rreth shërbimeve të Anegino-s për z Asan.
"Anegino është bërë një platformë efikase dhe shumë e vizituar nga shpalljet për punë në Shqipëri brenda disa muajve. Ne jemi të lumtur të shpallim këtë sukses" - përfundoi ai.
Gjithashtu Z. Polat falënderoi zotin Asan për vizitën që nderoi ekipin e Aneginos.

Z. Asan ka treguar kënaqësi për suksesin e Anegino-s duke u shprehur:
"Fakti që Anegino ofron shërbime në katër gjuhë, duke përfshirë edhe gjuhën turke është një shenjë e fortë e suksesit të Investimeve Turke. Jam i lumtur të shikoj këtë sukses edhe më tej".

Anegino është një web site ku bizneset në Shqipëri mund të publikojnë reklamat e tyre të punës dhe ku punëkërkuesit mund të aplikojnë tek reklamat e punëve me një klikim të vetëm. Anegino është bërë e njohur me shpejtësi.

KOMENTE