Të gjithë jemi të kënaqur kur shkojmë në supermarket dhe shohim drithëra të ndryshme të reja që paraqesin parametrat e duhur në përbërësit e tyre dhe që duken aq të shëndetshëm. Me shumë kënaqësi i blejmë dhe për fëmijët tanë duke i përdorur çdo mëngjes si ushqim me mendjen se fëmija im apo dhe vetë ne po ha ushqim të shëndetshëm.
Por në bazë të një studimi të kryer nga Agjencia e Standardit të Ushqimit, këto drithëra kanë rezultuar se për dekada të tëra jemi gënjyer nga këto industri ushqimore që reklamojnë aq shumë produktet e tyre si tepër të shëndetshme.
Në fakt ato janë të ngarkuar me sheqrna dhe çokollatë.
Sipas studimit radhiten disa kompani të produkteve si:
Kellogg's Frosties, me 37 përqind sheqer, Tesco Choco Snaps, me 36 përqind, dhe Sugar Puffs, me 35 përqind, kur dhe një përmbajtje me 15 përqind është konsideruar e lartë, ndërkohë që këto përmbajnë 2-fishin e sheqerit.
Është pranuar tashmë fakt shkencor se të hahet shumë sheqer rriten shanset për të vuajtur nga trashje, diabeti, kanceri, sëmundje të zemrës dhe problemet e mëlçisë.
Një artikull i kohëve të fundit në revistën Nature shumë i respektuar, pohoi se një rritje e sheqerit kontribuon në 35 milionë vdekje në vit në mbarë botën.
Ai jo vetëm që i bën njerëzit me yndyrë, por edhe ndryshon metabolizmin e trupit, rrit presionin e gjakut, hedh hormonet jashtë bilancit dhe dëmton mëlçinë.
Pasi hani këto drithëra nëse e keni vënë re ju ndieni shpejt nevojën për të ngrënë diçka tjetër madje dhe të ëmbël, pasi kjo vjen nga shqeri që shërben si drogë në organizëm. Prandaj një mëngjes me kos dhe një grusht frutash të thata do të bënte që metabolizmi juaj të punonte më mirë dhe ju të mos ndiheni të uritur.
Dhe tjetri mashtrim që përdoret nga kompanitë është pasi ata nuk shprehin reale masën e përbërësve por kanë tendencë të ulin ato përbërës që ata e dinë mirë që nuk janë të shëndetshëm.