English

Fatmir Sejdiu: Nuk e kam pranuar rezoluten 1244 (VIDEO)

Dr. Koço Danaj shkruan:

"Lista për Shqipëri natyrale i fton të gjithë politkanët shqiptarë
të çdo ngjyre që me rastin e 100 vjetorit të Pavarsisë së Shqipërisë,
të kërkojnë zbatimin e Kushtetutes së Shqiperisë, të kërkojnë thelbin
e saj që është Bashkimi Kombëtar i Shqiptarëve.

Ndërsa ish presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu ka theksuar:

Presione për të pranuar 1244-shin, ka pasur edhe më herët, por ato nuk janë pranuar”, Gjatë një interviste për “Rubikon” në KTV, ai ka pranuar se marrëveshja për përfaqësimin rajonal të Kosovës nuk është më e mira, por ka shpresë në mbajtjen e zotimeve të vendeve mike të Kosovës.Sipas tij, dhënia e statusit të vendit kandidat të BE-së për Serbinë, krahas nismës së studimit të fizibilitetit për Kosovën në prag të MSA-së, nuk janë shpërblime të të njëjtit nivel.Ai ka thënë se në marrëveshjen për përfaqësimin e Kosovës në nismat rajonale mund te nxirrej edhe më shumë.Megjithatë, Sejdiu ka përmendur presionin ndërkombëtar që, shpeshherë, në prag të ngjarjeve të rëndësishme për vendin ka dalë në pah.Ai ia ka hedhur një pjesë të fajit edhe koalicionit qeverisës për moskomunikimin e duhur me spektrin politik kosovar dhe mosnxjerrjen e një qëndrimi të përbashkët.
573

KOMENTE