English

Gruaja shpëton kalin dhe veten nga rëra thithëse (FOTO)

E pabesueshme por e vërtetë. Një ditë e bukur të të kthehet në ferr.
Kjo i ka ndodhur Nicole Graham e cila kishte shkuar për një udhëtim me vajzën e saj gjatë bregdetit të Geelong, në jug të Melburnit, ku kishin marrë dhe kalin e tyre pasi zonja Graham kishte një biznes që kuajve, kur papritur ajo pa kalin dhe vajzën e saj që ngecën në një pjesë rëre që ishte si baltë.

Ajo shkoi për të ndihmuar vajzën dhe kalin Astro 18 vjeçar të saj, por papritur u gjend vetë në llucën thithëse të moçalit.
Ajo për tre orë luftoi për të mbajtur kalin lart dhe veten aq sa pas tre orësh përpjekjesh arritën që ekipet e shpëtimit të tërheqin ata nga balta.
Kali u tërhoq me ndihmën e një traktori të një fermeri aty afër dhe ndërkohë një ekip veterinerësh mbërritën për t'i erdhur në ndihmë.
Ajo u shpreh se është e pabesueshme që për 20 vjet që jam këtu nuk kisha parë një moçal të tillë.
Më pas ajo vendosi që të largohej nga ajo pjesë, pasi rreziku mund të përsëritej.

KOMENTE