English

Miu kafshon 12 herë një pacient

Jason Ketley, 42 vjeç i sëmurë mendor dhe memec është kafshuar nga miu në një spital në St Ebba në Epsom, Surrey, ku ai ishte shtruar për një kujdes shëndetsor.
Miu e kishte kafshuar atë disa herë në qafë dhe në pjesën e kurrizit, te shpatullat duke i bërë 12 kafshime.
Ai u zbulua nga infermierët e spitalit pasi po rrinte në fund të korridorit dhe miu i qe varur te qafa duke i ngulur dhëmbët në lëkurën e tij.
Miun ia hoqën dhe e vranë.

Pacieni u mor dhe u dërgua në Spitalin e Përgjithshëm Epsom një ditë më pas për të bërë vaksinat e difterisë dhe tetanusit për të mbrojtur atë nga sëmundja.

Familjarët e tij u ankuan për shërbim jo të mirë dhe kushte jo të mira higjenike, duke thënë se do t'i padisnin në shërbimet sociale.
Gjithashtu familjarët akuzuan këtë qendër të kujdesit shëndetsor që vetëm e tillë nuk mund të ishte, pasi ai mund të ketë qënë dhe diçka tjetër pasi djali nuk mund të flasë dhe mund të ketë vuajtur shumë.

Punonjësit pretendojnë se ishte një mi fushe, dhe se e vranë atë.

Drejtori i infiermerisë i morri shqetësimet e familjarëve seriozisht duke thënë që ishte me të vërtetë shokuese por përsëri nuk mund të thonë asgjë deri sa hetimet të përfundojnë.


KOMENTE