English

Pa 12 rekomandimet, Shqipëria Jo Status (VIDEO)

Presidenca daneze nuk mendon se gjërat mund të ecin shpejt në lidhje me aplikimin e Shqipërisë për statusin kandidat.
567
Ndërsa Komisioneri europian për zgjerimin Stefan Fyle shprehte tepër i qartë dhe i prerë:
“Për Shqipërinë më lini të shtoj se rregullat e lojës janë të qarta. Ka pasur një numër rekomandimesh kyçe dhe implementimi i këtyre rekomandimeve është në të vërtetë kyç për Shqipërinë, si për të marrë statusin kandidat njësoj edhe për të çelur negociatat për anëtarësim. Dhe kurdo që të na vijë informacioni se Shqipëria ka dhënë rezultat mbi ato 12 rekomandime kyçe, atëhrë do të informojmë dhe do t’i raportojmë Këshillit Europian, me rekomandimet e duhura për miratimin e hapave të radhës. Sfidat për Shqipërinë janë: që të ndërtojë, me frymë gjithpërfshirëse, mbi reformat e arritura në nëntor të vitit të kaluar. Kam parasysh këtu reformën legjislative mbi zgjedhjet, flasim për një qasje të re ndaj atyre 12 kritereve kyçe, duke e kthyer këtë proces në një proces të vërtetë gjithpërfshirës, ku edhe qeveria por edhe opozita luan rolin e saj, si edhe aktorë të tjerë të rëndësishëm luajnë rolin e tyre; por gjithashtu në mënyrën sesi qeveria dhe opozita punojnë sëbashku në parlament, veçanërisht përsa i përket legjislacionit që kërkon një shumicë prej 2/3 për t’u miratuar; si edhe mbi çështjet që janë të lidhura qartë me axhendën europiane.”

KOMENTE