Sot komisioni i ligjeve ka votuar edhe për privatizimin e kompanisë Albpetrol.
Por miratimi i këtij projektligji ëshë bërë vetëm nga votat e mazhorancës.
Eduartd Shalsi si deputet i partisë socialiste ka theksuar se ekziston një mos-transparencë në sektorin e nxjerrjes dhe përpunimit të naftës.
Por pyetjeve të opozitës i është përgjigjur zv.ministri i METE-s Eno Bozdo ku sipas tij nga 2004-2011 janë investuar rreth 482 milionë dollarë ndërsa prodhimi në vite ka ardhur duke u rritur.
Ndërkohë pritet që projektligji të kalojë për votim dhe në parlament.