English

Puçrra në fytyrë. 18 vjeçarja vret veten

Melissa Martin-Hughes 18 vjeç vari veten në Pittville Park në Cheltenham, Gloucestershire.
Shkaku ishte pasi fytyra e saj ishte mbushur me puçra dhe ajo nuk mund t'i duronte dot ato dhe sidomos gjatë kohës së provimeve ato ishin shtuar shumë.

Ajo kishte shfaqur shenja depresioni vetëvrasje edhe herë të tjera.
Ajo duke vuajtur situatën e saj nga mosha 14 vjeç kur fillojnë të shfaqen puçrat e para, kishte filluar të merrte një lloj pilule, Roaccutane që e përdorte si kontraceptiv oral për të rregulluar gjendjen e saj.

Edhe pse puçrrat kishin filluar të përmirësohen ajo më pas, para sezonit të provimeve kishte tentuar të vetvritej, dhe që atëhere ajo u mor nën kujdesin e shëndetit mendor dhe ndiqej dhe kurohej nga ata.

Por ajo u neglizhua duke mos u kontrolluar si duhej dhe me korrektësi nga ky shërbim.
Psikiatri Dr Judith Barnsley tha: zonjusha Martin-Hughes mund të mos kishte vdekur nëse do i jepej një kujdes më i mirë.
Lidhur me këtë ngjarje është hapur një proçes hetimi që prej vitit 2010 dhe nga ana e familjarëve të saj por ai akoma s'ka mbaruar.

KOMENTE