Skandali ka ndodhur ndërmjet shtetit Serb dhe atij të Ganës. Beogradi zyrtar ka përzënë haptas ambasadorin e Ganës në Serbi, Samuel Valis-Akyianu.
Arsyeja është shumë e qartë, Gana njohu Kosovën dhe ata e përzënë.
Lajmi është bërë i ditur sot në parlamentin e Ganës nga ministri i Jashtëm, Alhaji Mohammed Mumuni si një presion për të tërhequr njohjen ndaj shtetit sovran të Kosovës, dhe në të njëjtën kohë do mbyllet dhe ambasada e Serbisë në Ganë.
Më tej Alhaji Mumuni ka thënë:
“Marrëdhëniet e gjata e të mira ndërmjet Ganës dhe Serbisë, që zanafillën e kanë që nga koha e ish-Jugosllavisë tani mund të bazohen vetëm në konsiderata politike, më shumë sesa në interesa të dyanshme ekonomike. Reagimi i Qeverisë së Serbisë ndaj njohjes që i kemi bërë Kosovës nuk na lë më opsion tjetër pos ta urdhërojmë mbylljen komplete të misionit tonë në Beograd. Për më tepër Qeveria e Serbisë ka urdhëruar mbylljen e konsullatë së saj në Accra”.