English

Shkatërrohet celula e prodhimit të parave fallco në Sarandë

Policia kishte rënë në gjurmë të një baze të fallsifikimit të kartmonedhave në qytetin e Sarandës disa kohë më parë por deri ditën e djeshme në mbrëmje në sajë të një operacioni të mirëorganizuar u bë e mundur kapja e autorëve dhe zbulimi i gjithçkaje që ky rrjet vepronte.
Janë sekuestruar 54 kartëmonedha të falsifikuara, të prerjes 2000 lekë të reja, me vlerë totale 104.000 lekë të reja si dhe printer e skaner të cilët përdoreshin për të falsifikuar paratë. Gjithashtu policia ka arrestuar edhe shtetasin Klauid Kadëna, 22-vjeç, lindur në Tepelenë dhe banues në Sarandë ndërsa ka shpallur në kërkim 28-vjeçarin Saimir Selmani, i cili hetohej nga policia që prej 3 muajsh.
Sipas informacioneve këta shtetas kanë hedhur në treg 500.000 lekë të reja fallso, kartëmonedha të prerjeve 1000 e 2000 lekë të rinj, të cilat bliheshin me 30 deri në 40 përqind të vlerës së stampuar në mënyrë artizanale në kartmonedhë dhe që më pas hidheshin në tregun e Sarandës.
Ndërsa policia në bashkëpunim me prokurorinë e Sarandës po përpiqen që hetimet të jenë rezultative si dhe policia po punon për kapjen e Saimir Selmanit

KOMENTE