English

Datat e provimeve të maturës 2012

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka përcaktuar masat për zhvillimin e provimeve të Maturës Shtetërore 2012. Ndërkohë, Udhëzimi i ministrit përcakton edhe datat e mbajtjes së provimeve të Maturës Shtetërore, të cilat janë për:

Gjuhë Shqipe-Letërsi data 2 qershor
Matematikë data 16 qershor
Lëndët me Zgjedhje, data 30 qershor.

Provimet e Maturës Shtetërore do të mbahen vetëm në institucionet e arsimit publik. Provimet e detyruara nisin në orën 10.00 dhe zgjasin për një periudhë kohore prej 2 orë e 30 minuta dhe ato me zgjedhje nisin në orën 11.00 dhe për 3 orë. Ndërkohë, maturantët mbetës kanë të drejtën e riprovimit në sesionin e dytë.

1. Provimet e Maturës Shtetërore 2012, të detyruara dhe me zgjedhje, të fillojne ne orën 10:00.

2. Testi për secilin nga provimet e detyruara përmban 25 pyetje, nga të cilat 13 kërkesa janë me përgjigje alternative, të cilat vlerësohen me nga një pikë secila dhe 12 kërkesa janë me zhvillim, të cilat vlerësohen në total me 37 pikë.

3. Testi për secilin nga provimet me zgjedhje të përmbajë 20 pyetje, nga të cilat 10 pyetje janë me pergjigje alternative dhe vleresohen me nga një pikë secila dhe 10 pyetje janë me zhvillim, të cilat vleresohen në total me 30 pikë.

4. Provimet e detyruara zgjasin 2 orë e 30 minuta secila.

5. Provimet me zgjedhje zgjasin 3 orë. Kandidatët që do të japin provim të MSh vetëm një lëndë, do të fillojnë provirnin në orën 11.00 dhe do të përfundojnë në orën 13.00.
Provimi të zhvillohet në mjedise të veçanta.

6. Maturantet /kandidatet mbetës në provimet e Maturës Shtetërore kanë të drejtën e riprovimit në sesionin e dytë.

KOMENTE