English

Delja më e vjetër në botë vdes pasi ra nga shkëmbi

Crofter John Maciver fermer dhe njëkohësisht pronari i deles më të vjetër shpreh trishtimin e tij lidhur me humbjen e deles së tij.

Ai e gjeti atë poshtë një shkëmbi në një plazh në Lewis në Ishujt perëndimore.

Ajo ishte 26 vjeç por ishte shumë e dobët edhe pse ajo i kishte të plotë dhëmbët e saj dhe mund të kulloste lirshëm.

Delet nuk mund të rrojnë më shumë se 12 vjet, dhe për këtë ai ishte munduar ta shiste 2 herë, por ajo ishte e dobët dhe nuk mund të shitej, ndërsa herën tjetër ajo qe hedhur nga karroceria e traktorit para se të shkonte në treg.

Ajo nuk ishte një dele e madhe por kishte një prodhimtari të lartë të qingjave, madje herën e fundit ajo kishtë bërë 2 binjakë.
Për këtë fermeri John Maciver e kujton me mall tregon me kënaqësi për të përmes fotos së saj në kompjuter.

KOMENTE