English

Mrekullia e vajzës 2 vjeçare që lufton çdo ditë me vdekjen

Jessie Plumpto vetëm 2 vjeç dhe po përballet me jetën e saj tepër të vështirë.
Ajo po përballet me një sëmundje në trupin e saj që ka ndaluar zhvillimin e brinjëve të kafazit të kraharorit ose Thoracic Dystrophy e thënë në gjuhën mjekësore.
E vogla 2 vjeçare i është nënshtruar 2 operacioneve 7 orëshe për të rritur përmasat e kraharorit të saj në spitalin Great Ormond Street dhe më pas në spitalin e fëmijëve në Liverpool.
Kirurgët kanë kryer vetëm 200 operacione piniere në SHBA dhe rasti i vogëlushes ka qënë një sukses i vërtetë.
Vajza u diagnostikua që në moshën 2 muajshe nga kjo lloj sëmundje. Është një sëmundje gjenetike që prek 1 në 130 fëmijë.
Nëna e saj 27 vjeçare shprehet se operacioni i saj për zgjerimin e kraharorit ishte jetë a vdekje dhe ajo mund të ketë vdekur në kirurgji por mrekullia ka ndodhur më pas. Ajo përballet me operacione të vazhdueshme dhe jeta e saj është e paparashikueshme.
Ajo është e pajisur me një sistem për të ndihmuar frymëmarjen e saj, pasi ajo kuqo që shkon ka nevojë për ventilim pasi mushkëritë e saj janë nën parametrat normale të moshatareve të saj.
Stafi dhe nëna e saj shprehen se ajo është një vajzë luftëtare dhe kur e shikon i ndrit fytyra nga e qeshura. Ajo tashmë ka filluar dhe të ecë dhe shpreson që një ditë të shërohet edhe pse atë e presin operacione të rregullta ndërsa ajo rritet.

KOMENTE