Vajza 4 vjeçare Libby Cooper duket e lumtur për ardhjen e motrave të saj në jetë.
Në fakt ato janë binjake por Libby Cooper arriti të zhvillohet si embrion ndërsa 2 embrionte e tjera u mbajtën të ngrira nga stafi mjekësor.
Rasti ka të bëjë me çiftin Nadine dhe Martin Cooper të cilët pas martesës së tyre nuk kishin shanse për të patur fëmijë pasi të dy kishin probleme. Ata u kuruan por përsëri shancet ishin të pakta.
Më vonë ata ju drejtuan një qëndre që merret me fertilitetin përmes metodës invitro (IVF)dhe që në përpjekjen e parë embrioni i vendosur në mitrën e zonjës u zhvillua edhe pse mjekët nuk i dhanë garanci.
Tani pas 4 vjetësh ajo vendosi që 2 embrionet e ngrira ti vendoste përsëri për të parë nëse familja e tyre do të zgjerohej. Dhe për mrekulli dhe çuditërisht ato u zhvilluan që të 2-ja dhe në fillim të shkurtit ato erdhën në jetë shëndoshë e mirë.
Familja Cooper është shumë e lumtur për vajzat e saj dhe ndihet me fat që ato janë shumë mirë.