English

Vdes pasi infermierët nuk i japin ujë mjaftueshëm për të pirë

Veshkat e saj u privuan nga marrja e mjaftueshme e lëngjeve për më shumë se një javë gjatë periudhës së Krishtlindjeve, kështu që trupi kaloi në dehidratim dhe ajo vdiq.

Kjo i ka ndodhur një gruaje 75 vjeçare e cila ishte nën kujdesin e mjekëve por një gjë e tillë ndodhi në periudhën e Krishlindjeve.
Irene Seddon, 75 vjeç ishte në spitalin Whiston në Merseyside, ku pas këtij problemi ajo u sëmur dhe nga pneumonia, ku nuk arriti dot ta përballonte, duke e çuar atë drejt vdekjes.

Shefat e spitaleve e kanë pranuar kujdesin e tyre neglizhent dhe të një standardi të mirë dhe e kanë paguar familjen e Irenës, por familja ka hapur një gjyq për të nxjerrë shkakun e vërtetë.
Ndërsa shkaku kryesor i vdekjes së zonjës Seddon është regjistruar si pneumoni, dhe dështim akut të veshkave ishte faktor sekondar, gjë që nuk është e vërtetë shprehet familja e saj.

KOMENTE