English

Virusi i lakuriqit të natës. Zbulim i Ri që mund të përbëjë rrezik për njerëzit

Shkencëtarët kanë gjetur dëshmi të gripit përherë të parë në lakuriqët e natës dhe paralajmërojnë se mund të paraqesë një kërcënim për njerëzit.
Zyrtarët e shëndetësisë në SHBA thonë se kanë gjetur fragmente gjenetike të një virusi që nuk është parë më parë, në disa lakuriqë nate në Guatemalë.
Viruset nga insektet e ndryshme janë të zakonshme tek njerëzit, zogj, të derrave dhe një shumëllojshmëri të gjitarëve të tjerë, por kjo është hera e parë që dokumentohet në këto lloj gjitarësh me krahë.

"Shumica e njerëzve ishin të bindur në mënyrë të drejtë se kishim zbuluar tashmë gripin në të gjitha kafshët e mundshme tha Ruben Donis, shkencëtar në Qendrën për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve i cili është dhe bashkautor i studimit të ri.
Shkencëtarët dyshojnë se disa lakuriqë nate janë kapur nga gripi shekuj më parë dhe se virusi pësoi ndryshime brenda popullatës të lakuriqëve në këtë varietet të ri që ne e zbuluam sot.
Shkencëtarët nuk kanë qenë në gjendje të rritin virusin e ri në vezët e pulave ose në kulturën e qelizave të njeriut, duke mos i bërë të qartë se si dhe sa do të përhapet.
Megjithatë, ajo ende mund të përbëjë një kërcënim për njerëzit. Në qoftë se ky virus do të përziet me format më të zakonshme të gripit, ajo mund të bierë në marrëveshje me gene të tjera dhe shndrrohet në diçka më të rrezikshme, le të themi në një skenar filmi për epidemi të rrzikshme.

Këta lakuriqë hanë fruta dhe insekte, nuk pickojnë njerëz, por frika është se mund të lënë virusin në ato që hanë dhe më pas transmetohet te njerëzit.

Megjithatë studiuesit kishin gjetur jo formën e plotë të virusit por vetëm një formacion gjenetik të tij, por që informacioni është mjaft i nevojshëm për të pranuar ato që u thanë më lart.

KOMENTE