A e keni menduar ndonjëherë se cila ditë është më e mirë për seks? Ose a e keni ndier ndonjëherë se trupi juaj është i ndryshën në ditë të veçanta, e thënë më qartë është më i etur drejt një mardhënie seksuale e cila merr dhe një kënaqësi më të madhe?
Atëherë dita e 12-të pas ciklit të mensturacioneve (gjithmonë numërohet që nga dita e parë e mensturacioneve deri në ditën e 12) është dita që trupi juaj është i etur, po ashtu dhe në 2 apo 3 ditët e ardhshme.
Kjo ndodh pasi niveli i hormoneve rritet (kombinim i estrogjenit, progesteronit, por edhe testosteronit). Gjatë ditëve 14-16 jeni pranë ovulacionit (kur formohet qeliza vezë e gatshme për fekondim) dhe dëshira juaj seksuale është në kulm.
Këto janë dhe ditët ideale për ngeljen shtatzënë si dhe femra bëhet më tërheqëse pasi gjinjtë bëhen më të fortë, dhe lëkura e fytyrës më e shndritshme.
Mos i lini t'ju ikin kot, por shfrytëzojini për të marrë kënaqësinë tuaj maksimale.