English

Mbretëresha Elisabet II feston 60 vjetorin e saj në fron (FOTO)

Mbretëresha Elisabet e Anglisë dje ka festuar Jubileun Diamant të saj pasi mbush 60 vjet në fronin e saj si mbretëreshë, dukej mjaft e kënaqur që përherë të parë ajo shoqërohej nga 2 femrat e tjera të familjes së saj Cornwall and Kate që një ditë do të ndjekin gjurmët e saj.

Të treja zonjat kanë shkuar në Fortnum dhe Mason në Piccadilly, për të inaguruar
restorantin e rinovuar që quhet The Diamond Jubilee Tea Station.

Restoranti është hapur vitin 1707 dhe krenohet më shumë se tre shekuj për shërbime të kryera ndaj pallatit mbretëror.

Kate më e rja e pallatit mbretëror kishte veshur një xhaketë italiane blu nga Missoni dhe këpucë 375 euro nga Rupert Sanderson.
Dyqani ka mbështetur ushtrinë britanike që nga Luftërat Napoleonike, duke dërguar pako të mbushura me nga shtëpia për trupat e saj.



KOMENTE