Ndërmarrja e Ujësjellës-Kanalizimeve kalon në varësi të Bashkisë së Tiranës, vendim i cili u miratua vetëm me vota të mazhorances në Këshillin Bashkiak.
Aldrin Dalipi kryetari këshilltarëve socialiste ka theksuar:
"Administrata juaj dhe ju keni ngritur zërin në lidhje me çmimet e portokalleve, por nuk keni ngritur kurrë zërin në lidhje me faturat që ju shkojnë qytetarëve në shtëpi. Faturat janë edhe të energjisë, edhe të ujit, edhe të gazit edhe çështje të tjera, në mënyrë që t'i kërkoni qeverisë tuaj të ndikojë që të mos arrijë në këtë pikë ku jemi, sepse realisht qytetarët janë në një varfëri të tillë. Në raste të tilla kur ka një shtresë që është realisht në nevojë dhe e cila dëmtohet, unë mendoj që në këtë rast një administratë e përgjithshme do të nxirrte edhe përgjegjësit që qytetarët të kuptojnë që ata që kanë bërë këtë veprim duhet të ndëshkohen",
Ndërsa kryetari i Bashkisë së Tiranës z Basha është përgjigjur:
"Faturat erdhën të tilla sepse këto lista duhet të vinin nga minibashkitë. Më datën 5 mars të gjitha këto kategori, të cilat nuk duhet të ishin faturuar do ta marrin atë shumë të faturuar mbrapsht. Ju ftoj të votoni për këtë shtesë në buxhet, e cila do të ndihmojë në përparësimin e projekteve dhe problemeve të përditshme të qytetarëve të Tiranës".