Presidenti i BE-së, Herman Van Rompuy ka dhënë njoftimin në samitin e Brukselit që u mbajt të enjten në mbrëmje se Serbia merr statusin kandidat për në Bashkimin Europian.
Ajo e meriton atë pasi në mardhëniet Beograd-Prishtinë është bërë një progres dhe si e tillë ajo merr këtë status janë shprehur liderët Europianë në samitin e Brukselit.
Presidenti i Komisionit Europian, Jose Manuel Barroso, e vlerësoi marrjen e statusit nga ana e Serbisë si një tregues që Bashkimi Europian vazhdon të jetë tërheqës duke theksuar:
“Kjo tregon që BE-ja mbetet ende tërheqëse sepse Serbia dhe shumë vende të tjera aspirojnë t’i shtohen 27 shteteve të tjera anëtare në këtë projekt lirie, përgjegjësie dhe solidariteti”
Por ndërkohë me parulla anti-evropiane siç njoftojnë disa media janë mabjtur protesta të shoqëruara dhe nga anëtëarë të Partisë Radikale Serbe,kundër anëtarësimit të Serbisë, pasi e shikojnë si një rënim për vendin.
Protestuesit të cilët i ishin drejtuar selisë së Tadic janë ndaluar nga forcat e policisë.