Komiteti i Jashtëm i Parlamentit Europian votoi në Bruksel raportet për Bosnjen, Turqinë, Malin e Zi dhe Serbinë, ndërsa për Shqipërinë ka 2 vjet që nuk hartohet asnjë rezolutë.
Ish-raportues për Shqipërinë Libor Rouçek ka thënë:
"Sot diskutuam progresin në Serbi, Bosnje, Mal të Zi, por fatkeqësisht, mungon Shqipëria. Pse po mungon? Mendoj se raportuesi dhe ne e ndajmë gjerësisht këtë këndvështrim, është i mendimit se nuk ka progres në Shqipëri për sa i përket çështjeve kyçe. Ai thote se nuk ka shumë gjëra për të shkruajtur pasi atje vijon sherrnaja, përleshja për pushtetin mes qeverisë dhe opozitës dhe si rezultat nuk kemi progres"