English

Vdes producenti nga droga helmuese

Kathryne Fuller, 29 vjeç, është akuzuar për posedim të kokainës.

Mori drogë së bashku me producentin Jeff Rice, i cili u gjet i vdekur në një hotel në Kampala më 18 shkurt. Fuller ka paguar 420 dollarë gjobë për të shmangur burgosjen.

Ajo ka pësuar paralizë në anën e djathtë të pjesës së poshtme të trupit.dhe do të shkojë në shtëpi në Afrikën e Jugut për trajtim mjekësor.

Policia ka arrestuar një shofer taksi i cili mendohet t'i ketë shitur drogën të 2 producentëve të televizionit amerikan që kishin shkuar në Uganda për të realizuar një film.
Babai i znj Fuller pretendoi se mos ishin sulmuar duke i injektuar drogë helmuese, por raporti i toksikologjisë e konfirmoi se ata kishin gjurmë droge në gjak.

Megjithatë dyshimet përsëri janë pasi droga nuk do ketë qënë e pastër, dhe znj Fuller pas trajtimit mjekësor dëshiron të kthehet për të gjetur se si ndodhi.

Ndërsa Z. Rice ishte baba i dy vajzave të vogla, të moshës shtatë dhe dy. Ai dhe gruaja e tij kanë punuar në Durban, Afrika e Jugut.

KOMENTE