Shekspiri tek "Ëndrrat e një nate vere" u kërkon aktorëve që nga skena u duhet të thoshin fjalë të ëmbla për publikun, të mos t‘i përdorin fare, ndërsa ende sot, njerëzit i atribuojnë asaj veti magjike për t‘i mbrojtur nga shpirtrat e këcij. Në Egjiptin e vjetër, hudhra konsiderohej si bimë e shenjtë, ndaj skllevërve që ndërtonin piramidat u jepej një thelpinj në ditë për të rritur rendimentin e punës dhe për të qenë rezistentë ndaj sforcimeve.
E njohur prej kohësh për vetitë e saj "magjike", një kërkim i kohëve të fundit përforcon edhe më shumë idenë se përse hudhra është aq shumë e shëndetshme dhe e domosdoshme për organizmin. Kërkimi i publikuar në "Proceedings of the National Academy of Science", nga një grup shkencëtarësh britanikë ka treguar se të konsumosh disa thelpinj hudhre në ditë mbron zemrën dhe parandalon një sërë tumoresh që lidhen me sasinë e sulfurit të hidrogjenit që lëshohet në rruazat e gjakut.
Sipas budistëve
Shumë mjekë debatojnë se hudhrat rrisin aciditetin e stomakut, dhe madje mund të shkaktojnë ose të keqësojnë ulcerën. Përderisa mbi aciditeti është një prej shkaqeve kryesore të sëmundjes, ngrënia e qepëve ose e hudhrave mund të jetë shumë e dëmshme për shëndetin. Gjithashtu, këto lloj ushqimesh krijojnë shumë nxehtësi në trup dhe turbullojnë mendjen. Ashtu sikurse era që vjen nga qepët dhe hudhrat ngacmon indet e buta të syrit që prodhojnë lotët, po ashtu ato ngacmojnë shumë dhe mendjen, dhe si rrjedhim njerëzit që duan paqe mendore, ose kërkojnë të arrijnë vetëdijësi më të lartë, i shmangin ato.
Afrodiziake
Sipas disa studimeve hudhra ka edhe veti afrodiziake. Në një pjesë të emisionit "The Truth about Food" të transmetuar në BBC u tha se ajo mund të quhet "alternativa natyrore e viagrës"
Bima e shenjtë
Në Egjiptin e vjetër, hudhra konsideroj si bimë e shenjtë, ndaj skllevërve që ndërtonin piramidat u jepej një thelpinj në ditë për të rritur rendimentin e punës dhe për të qenë rezistentë ndaj sforcimeve
Shprehja
Thënia e vjetër latine "Allium olere" do të thotë të mbash erë hudhër. Por në Romën e vjetër ajo shërbente për të treguar të gjithë ata që i përkisnin shtresave të ulëta të popullsisë