English

Merr qelizat kanceroze përmes transplantit të veshkës

Gill 47 vjeçare ishte diagnostikuar me diabet të tipit 1. Por pas një periudhe gripi të gjatë, në vitin 2010 ajo zbulon se veshkat e saj ishin dëmtuar shumë sa ajo duhej të kryente transplant.

Pasi u arrit transplanti ajo ndihej se jeta e saj po në trupin e saj po ndryshonte. Ndihej më mirë, por lajmi i keq erdhi shumë shpejt pasi nuk mund të rrinin pa iu thënë nga stafi i spitalit mbretëror në Liverpool.

Donatori që kishte dhënë veshkën ose ishte marrë veshka, vuante nga një lloj kanceri agresiv që i kishte kapur dhe trurin.
Në këtë mënyrë qelizat kanceroze ishin përcjellë në trupin e Gill përmes transplantit dhe ato tani ishin futur në gjakun e saj.
Mjekët as nuk i kërkuan falje për këtë por nuk dinin si të justifikoheshin.
Ajo ishte shumë e rënë moralisht pasi kishte fëmijt dhe burrin që arriti të mbyllte dhe biznesin pasi ishte përkushtuar familjes, pasi Gill nuk ishte në gjendje të ngrinte as një tigan nga tavolina. Ishte mjaft e dobësuar nga ana e imunitetit të saj.
Dr Peter Williams, drejtor mjekësor i Spitalit Royal University Liverpool, ka lëshuar një deklaratë duke theksuar se ajo që ndodhi me Gill dhe Robert(pacient tjetër që morri veshkën tjetër nga po i njëjti person dhe ai i sëmurë) është i rrallë - dhe që pacientët për transplant janë paralajmëruar për rreziqet e mundshme.
Tani Gill është e pashpresë edhe pasi ajo bëri kimoterapi, ajo thotë që e ardhmja ime ndryshon me minutaa].
Megjithatë verën e kaluar, një hetim zbuloi se kanceri nuk është përhapur - por ajo nuk ka asnjë ide se si do të jetë e ardhmja e saj.



KOMENTE